3d parts

Printoni 3D Online sipas Kërkesës

Merrni një çmim në çast.

Printoni prototipa dhe pjesë prodhimi 3D me cilësi të lartë me vetëm disa klikime. Fabrika jonë e printimit 3D shërben porositë online 24/7 në mënyrë krejt autonome.

  • Printim i shpejt dhe i sigurt.
  • Filamentë të cilësisë më të lartë.
  • Cmim i arsyeshëm dhe dorzim i shpejt.

Te dhënat tuaja jane konfidenciale.

Standardi 3dLab - cilësi konsistente, në çdo kohë

Prodhim pa shqetësime me një garanci cilësie nga 3dLab. Çdo detaj kalon nëpër një kontroll të thellë nga inxhinierët tanë për të siguruar se përmbush standardet tona të larta.

pasterti
Pastrimi

Për të gjitha pjesët FDM, strukturat mbështetëse hiqen (ku është e aplikueshme) dhe pastrimi nga materialet e tepërta bëhet.

Më shumë
cilesi
Kontrolli i Cilësisë

Pjesët 3D kontrollohen për ngjyra të papërshtatëshme, mungesë mbetjesh sipërfaqësore dhe shumë defekte të tjera potenciale vizuale dhe strukturore.

Më shumë
saktesi
Saktësia Dimensionale

Ne garantojmë saktësi dimensionale brenda ± 0.1% me një kufi më të ulët prej ± 0.1 mm.

Më shumë

Procesi i porositjes

Ngarko një file STL
Ngarko në mënyrë të sigurtë dizajnin e pjesës tuaj në formatin STL dhe zgjidh specifikimet sipas nevojave tuaja.
Ofertë e menjëhershme
Klikoni në "Merr Çmimin" për të parë çmimin përfundimtar të pjesës tuaj
Sasia dhe porosia
Pasi të keni zgjedhur sasin dhe të keni shtypur "Porosit", do të drejtoheni në faqen e blerjes, ku mund të rregulloni porosinë tuaj ose të shtoni pjesë të tjera para se të kaloni në pagesë.
Prodhimi
Pasi pagesa të procesohen me sukses, nis prodhimi i porosisë tuaj dhe zakonisht zgjat deri në 24 orë.
Kontrolli i cilësisë
Ne marrim përgjegjësi të plotë dhe garantojmë që pjesët e prodhuara nga 3dLab inspektohen nga inxhinierët tanë në përputhje me standardet më të larta.
Dorëzimi

Projektet tona.

Disa nga pjesët që printojmë më shpesh përfshijnë prototipa për përshtatje dhe funksioni, prototipa për injeksion, pjesë fundore të qëndrueshme, jig, kapëse dhe pajisje, mjete dhe modele, si dhe modele konceptuale.

Produkt

Krijojmë prototipa të personalizuar për të testuar dhe optimizuar përshtatjen dhe funksionalitetin e produkteve për aplikime të ndryshme.

Produkt

Zhvillojmë prototipa për procesin e injeksionit për të simuluar prodhimin në masë dhe për të verifikuar saktësinë dhe qëndrueshmërinë e pjesëve plastike.

Produkt

Prodhoni pjesë fundore të qëndrueshme dhe me cilësi të lartë, të dizajnuara për përdorim afatgjatë dhe për produkte që kërkojnë performancë të lartë.

Produkt

Zhvillojmë modele konceptuale dhe mjete testimi për të verifikuar funksionalitetin dhe dizajnin e produkteve përpara prodhimit të masës.

Avantazhet

3dLab është zgjedhja e preferuar për prodhimin e pjesëve 3D me dizajne komplekse dhe tërheqje estetike të lartë, duke ofruar një gamë shërbimesh dhe materialesh.

Avantazh 1
Cilësi e garantuar

Klientët e 3dLab mund të mbështeten në cilësi të qëndrueshme. Ferma jonë 3D është e furnizuar dhe operon vetëm me materialet më të mira nga marka si BCN3D dhe Prusa. Çdo pjesë e printuar kontrollohet nga inxhinieri ynë para se të dërgohet.

Avantazh 2
Çmime më të ulta

Sekreti i 3dLab qëndron në sistemin tonë të plotë të automatizuar të printimit 3D, i cili eliminon 95% të punës njerëzore në proces. Rezultati është një çmim më i ulët, pa kompromentuar cilësinë dhe shpejtësinë.

Avantazh 3
Ngarkesa e punës

Me 3dLab, sasia nuk është një shqetësim. Nëse ju nevojitet një pjesë e vetme ose shumë njësi të pjesëve të ndryshme, ne jemi këtu për ju. Duke shfrytëzuar fuqinë e fermës sonë të plotë autonome të printuesve 3D, ne mund të prodhojmë pa ndihmë deri në 120 pjesë brenda një periudhe 24-orëshe.

Avantazh 4
Materialet

3dLab ofron një gamë të gjerë materialesh FDM për të gjitha nevojat tuaja. Zgjidhni midis PLA, PLA ESD, ABS, PETG, TPU dhe ASA. Më shumë informacion rreth secilit prej këtyre materialeve është i disponueshëm në faqen tonë të materialeve.

Merrni një çmim në çast